Ditën e sotme është ndarë nga jeta kreu i degës së PS-së për zonën e Mbrostarit Gëzim Dhima. Dhimbja ka prekur jo vetëm familjen, por edhe bashkëpunëtorët e tij ndër vite. Kryetari i bashkisë së Fierit, Subashi, deputetja Antoneta Dhima dhe figura të tjera të PS-së kanë shprehur ngushëllimet për familjen e Dhimës.

“Jam pa fjalë për ndarjen krejt papritur nga jeta të shokut dhe mikut tonë Gëzim Dhima. Humbëm sot një shok dhe një mik të mrekullueshëm, humbëm njeriun fjalë ëmbël dhe buzagaz, humbëm njeriun simbol të mirësisë dhe mirëkuptimit, humbëm njeriun punëtor dhe të palodhur, humbëm socialistin e devotshëm dhe kurajoz, humbëm njeriun që çdo ditë kujdesej për familjen dhe fëmijët e Tij.

Fati nuk ishte me ty miku im! U prehtë në paqe dhe i përjetshëm kujtimi! Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve ! I paharruar shoku dhe miku im” shkruan deputetja socialiste Antoneta Dhima.