Ermal Mamaqi është një ndër emrat më të dashur dhe të përfolur të ekranit shqiptar.
Ai i vuri vulën suksesit të tij në kinematografi me dy filmat “2 gisht mjaltë” dhe “I Love Tropoja”. Këta filma u mirëpritën nga publiku dhe pati mjaft komente pozitive për to. Ndërkohë kohët e fundit ai është tërhequr nga ekrani i madh, për t’u përqëndruar më shumë tek pasioni i ri si “motivitional speaker”.
Ndërkohë, është në përgatitje të filmit të tretë komendi dhe një seriali me 10 dhe 12 episode. Seriali do të titullohet “H.O.T” dhe në këtë projekt po “bashkëpunon” dhe djali i tyre, Joeli. E ftuar në rubrikën “N’Fermë” në “E Diell”, Amarda ka zbuluar rolin e Joelit në serial si dhe ka folur për pasionin e tij, që me shumë ngjasa do të ndjekë hapat e babit në të ardhmen.
“Joelin e kemi më të integruar në fushën e aktrimit, e di ti e ke parë. Është i interesuar dhe ka qejf të rri në backstage. Tani te xhirimet e Ermalit mban çakun. Po e tërheq më shumë pjesa e backstage-it se sa ajo përpara”- tregoi Amarda. Më herët, teksa fliste për karrierën e tij dhe vështirësitë që ka ndeshur, Ermali tregoi se prej kohësh kishte dëshirë të ketë një rol në një projekt filmik, por regjisorët shqiptar nuk e ftuan.
“Kisha shumë vite që i lutesha regjisorëve shqiptarë të më merrnin në filmat e tyre që unë të bëhesha aktor i një filmi se doja të bëja film dhe asnjëri nuk më merrte dhe thash ok po e mësoj dhe po e bëj vetë dhe i falenderoj shumë që nuk më kanë marrë sepse nqoftëse do të më kishin marrë s’do e kisha provu kurrë këtë”, u shpreh Ermal Mamaqi.