Në intervistat e fundit, Ana Kauri kishte lënë të kuptohej se ka nisur një lidhje të re pas daljes nga “Përputhen” dhe më vonë e konfirmoi.
Ish-konkurrentja u shpreh për “Prive” se lidhja e saj sapo është krijuar dhe partneri nuk është personazh publik.
Së fundmi VIP-at e Bllokut në Instagram kanë publikuar një foto të ish-konkurrentes krah një djali për të cilin thuhet se është partneri i saj.
Vetë Ana nuk ka reaguar ende pas publikimit të kësaj fotoje, por ish-konkurrentja pak kohë më parë u shpreh se është shumë e lumtur me partnerin.