Çrregullimi i gjumit është një problem i zakonshëm që i prek si meshkujt ashtu edhe femrat. Edhe pse mund të duket i padëmshëm në fillim, mungesa e vazhdueshme e gjumit mund të çojë në tension të lartë të gjakut, mungesë të energjisë dhe depresion.

Ajo çfarë shumica e njerëzve nuk e dinë është se shëndeti i mirë varet nga kualiteti i gjumit. Insomnia mund të jetë rezultat i shumë faktorëve, si stresit dhe dietave të dobëta.

Çrregullimet e gjumit tani prekin më shumë se 50-70 milionë njerëz, sipas një studimi të fundit.

Nëse bëni pjesë në këtë grup të njerëzve, është mirë që ta përgatitni një recetë shtëpie shumë të dobishme e cila mund ta përmirësojë kualitetin e gjumit.

Dhe kjo recetë ka vetëm dy përbërës: banane dhe kanellë. Bananja është e pasur me kalium dhe magnez, të cilët ndikojnë në kualitetin e gjumit. Kurse kanella ju ndihmon që ta relaksoni trupin.

Si ta përgatitni këtë recetë?

Përbërësit:

1l ujë,

1 banane,

një majë kanellë.

Udhëzimet:

Pritini skajet e bananes dhe vlojeni atë në një litër ujë. Zieni për 10 minuta. Derdheni lëngun në një gotë. Shtoni kanellën për të përmirësuar shijen dhe për të rritur përfitimet shëndetësore. Pini një orë para gjumit!/