Netflix Inc. po planifikon të hyjë në tregun e videolojërave në përpjekje për të kontaktuar pajtimtarë. Sipas “Bloomberg”, kompania madje ka punësuar ish-kreun ekzekutiv të Facebook Inc., Mike Verdu, për të drejtuar përpjekjet.
Verdu ka punuar, gjithashtu, në Electronic Arts për lojëra të njohura në celularë, si edhe ka shërbyer si kreu i sektorit të Krijimtarisë për Zynga Inc. Netflix, që tani ofron shfaqje televizive, filma dhe dokumentarë, ka të ngjarë të ofrojë videolojëra në platformën e tij streaming brenda vitit të ardhshëm.
Sipas raportit, lojërat do të shfaqen si një zhanër i ri programimi, si dokumentarë ose specialitete stand-up. Kompania nuk do të ketë tarifa shtesë për përmbajtjen e re.