Tirana Fan Zone që prej nisjes së Europianit është kthyer në një stadium. Finalja e “Euro 2020” mes Anglisë dhe Italisë krijoi mbrëmjen e djeshme një atmosferë të zjarrtë edhe në Tiranë.

Qindra tifozë të dy ekipeve kishin dalë në shesh, me flamuj anglezë dhe italianë, për të mbështetur ekipet e zemrës. Por dje nuk munguan as personazhet e njohur.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte bashkë me ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe deputeten Blerina Gjylameti në një tavolinë teksa kanë postuar edhe një selfie sëbashku.

I pranishëm ishte dhe ambasadori Italian në vendin tonë që gëzoi nga Tirana titullin kampion Europe. Sheshi “Skënderbej” ishte dje dhe vendi I preferuar për të gjithë yjet e artit dhe të shobizit shqiptar të cilët preferuan që finale ta shihnin në Tiranë.