Orinda Huta po shkon drejt fundit të pritjes së ëmbël dhe me këtë rast ka vendosur që të zhvillojë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram” me të cilët ka ndarë detaje nga shtatzënia e saj.
Ajo rrëfeu edhe momentet e vështira gjatë kësaj periudhe, një gjë të cilën e ka treguar dhe më para, por pa dhënë shumë detaje.
“Në ditë kur është shkrepur kjo foto mora vesh që isha shtatzënë. Të nesërmen mora vesh që kisha Covid. Për një muaj kam qenë në vështirësi dhe lutesha që çdo gjë të shkonte mirë. Covidi u kthye në problem shumë të madh dhe për mamin tim. Isha kaq shumë në merak për të dhe mendoja se stresi do ndikonte për keq. Por Zoti donte që të shkonte mirë dhe ashtu vijoi. Kam pasur momente të tjera të vështira? Po kam pasur, por lavdi Zotit kaluan. Lutem të shkoj mirë deri në fund”, tregoi Orinda.
Po ashtu ajo na zbuloi dhe një detaj shumë të ëmbël, veshjet e para që ka zgjedhur me shumë dashuri për të voglën e saj që pritet të vijë në jetë shumë shpejt.
E pyetur se cilat ushqime nuk duhen konsumuar gjatë kësaj periudhe, Orinda ka treguar se peshku dhe prodhimet e detit janë të ndaluara kategorisht.