Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar foto të automjeteve të blinduara shumëpërdorimshme, duke theksuar se prej dy vitesh ato po përdoren edhe nga Forcat e Armatosura në Shqipëri. Peleshi shprehet se këto automjete kanë një ekuipazh prej 3-7 trupash, shpejtësi maksimale prej 105 km/orë dhe janë testuar suksesshëm nga ushtria amerikane në Irak dhe Afganistan.
“MRAP (Mine Resistant Ambush Protected) janë automjete të blinduara, shumëpërdorimshme, ato prej dy vitesh po përdoren edhe nga Forcat tona të Armatosura. MRAP kanë një ekuipazh prej 3-7 trupash, shpejtësi maksimale prej 105 km/orë dhe janë testuar suksesshëm nga ushtria amerikane në Irak dhe Afganistan.
Forcat e Armatosura janë futur vitet e fundit në një proces modernizimi, ku çdo strukturë është pajisur me mjete, pajisje apo armatim modern, të standardeve të NATO-s”, shkruan Peleshi.