Kush vdes për modën dhe është gjithmonë i kuruar?

Demi-Demi ka një shije të hollë. Di që edhe një veshje të thjeshtë ta shndërrojë në IN. Përdor aksesorët për këtë punë. Për ta, të vishesh dhe të jesh në modë është një mënyrë jetese.

Luani-Meqenëse Luanët e duan shumë vëmendjen, ata duan të duken gjithnjë e më mirë për të tërhequr vëmendjen e njerëzve përreth tyre. E ruajnë stilin gjithmonë. Veshin rroba ekstravagante vetëm për të tërhequr vëmendjen.

Peshorja-E duan idenë e veshjes së rrobave shumëngjyrëshe dhe trendi. Janë të dhënë pas trendeve më të fundit të modës, por gjithashtu dinë të qëndrojnë në stilin e tyre personal. Ata ndjekin tendencat e fundit ndërsa janë besnikë ndaj vetes.

Ujori-Ujorët kanë sy estetik. Ata e dinë se çfarë duket mirë. Ndjenja e tyre e stilit nuk është e kufizuar vetëm në rrobat e tyre. Ata e dekorojnë dhe shtëpinë sipas modës.