Eranda Libohova është një nga këngëtaret më të pëlqyera në tregun muzikor, pavarësisht viteve që ikin.
Në një intervistë për moderatoren Rudina Magjistari, ajo rrëfeu se çfarë e rëndon ende pas kaq kohësh nga udhëtimi i saj i gjatë në muzikë.
E pyetur nëse ka ndonjë peng gjatë rrugëtimit muzikor, një këngë që nuk e ka kënduar apo një këngë që është penduar që e ka kënduar, Eranda iu përgjigj:
“Po, ka një këngë që jam penduar që e kam kënduar dhe jam munduar ta fshij nga repertori publik. Mund ta them, por nuk është ndonjë gjë. Është kënga “Më nga mu”. Ja, është kënga që ti nuk e di që ekziston. Është një këngë që u bë në një periudhë tranzicioni artistik dhe nuk e kam shumë qejf dhe përzemër. Ekziston edhe në Youtube, por nuk e këndoj.
Nuk do ta kisha bërë kurrë atë këngë dhe e kam bërë edhe me videoklip, kam bërë një goxha investim. Videoklipi është shumë në rregull, por kënga nuk më ngjit. Është një këngë koti….“