Është arrestuar në Aeroportin e Rinasit një 42-vjeçare, pasi goditi për shkak të detyrës një punonjëse të një kompanie ajrore. Policia njofton se e arrestuara është shtetasja SH. K. Kjo e fundit, pasi ka mësuar se nuk i është mundësuar udhëtimi, ka goditur punonjësen, edhe pse avaria e krijuar, nuk varej nga ajo. Kësisoj, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë: Goditi për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, arrestohet në flagrancë 42-vjeçarja. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës” të shtetases Sh. K., 42 vjeçe.

Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, pasi nuk i është mundësuar udhëtimi, për shkaqe që nuk vareshin nga punonjësja. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.