Olimpiada “Tokyo 2020” nuk do të shtyhet.
Kjo kuptohet qartë nga njoftimi për praninë së Perandorit Naruhito në ceremoninë e hapjes, gjatë së cilës kreu i familjes perandorake të Japonisë do të deklarojë fillimin e eventit. Pavarësisht nga dyshimet e ngritura në ditët e fundit, ky qëndrim zyrtar vërteton se gjithçka do të vijojë sipas programit paraprak.
Perandori do të takohet të enjten me presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, dhe me personalitete të tjera, në Pallatin Perandorak, para se të vijojë me ceremoninë e hapjes. Sidoqoftë, anëtarët e familjes perandorake nuk do të marrin pjesë në ngjarje të tjera olimpike, në përputhje me vendimin e Japonisë për të lejuar praninë e publikut si mara parandaluese për COVID-19.
Sipas një zyrtari qeveritar, megjithatë, perandori japonez mund të mos përdorë termin “festoj” kur të shpallë nisjen e Olimpiadës.
Udhëheqësit e të paktën 15 vendeve dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare do të jenë në Japoni për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Tokios. Një numër I ulët krahasuar me afërsisht përfaqësuesit e 40 vendeve që morën pjesë për Lojërat e Rio de Janeiro në vitin 2016. Do të jenë rreth 70 zyrtarë qeveritarë në ceremoni, por numri i VIP-ave të huaj që do të jenë të pranishëm ën stadiumin kombëtar, të premten në mbrëmje, mund të pësojë disa ndryshime.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministri mongol, Luvsannamsrai Oyun-Erdene, janë midis udhëheqësve botërorë që kanë njoftuar praninë e tyre, si dhe Zonja e Parë e SHBA, Jill Biden. Numri i ulët i politikanëve të pranishëm sigurisht i atribuohet pandemisë, e cila ka shtyrë shumë krerë shtetesh të heqin dorë nga udhëtimi drejt Japonisë.
Sipas traditës, delegacioni i parë që do të hapë Lojërat do të jetë ai i Greqisë, e ndjekur nga një ekip refugjatësh. I fundit do të parakalojë delegacioni i Japonisë, që u paraprin Francës dhe Shteteve të Bashkuara, vende që do të organizojnë Olimpiadën në vitin 2024 (Paris) dhe 2028 (Los Angeles).