Orinda Huta dhe Tyrjan Hysko mirëpritën vajzën e tyre pak javë më parë, të cilën e pagëzuan me emrin Atara. Ishte Turi i cili zbuloi menjëherë për ndjekësit portretin e plotë të së voglës ndërsa gjatë këtyre ditëve, ai ka ndarë dhe disa momente të këndshme krah saj.
Së fundmi, Orinda ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ku ka zbuluar se gjatë kohës që ishte shtatzënë nuk dëshironte ta zbulonte gjininë e fëmijës por ia kishte bërë surprizë Turi për ditëlindje. Ajo ka publikuar gjithashtu dhe një foto nga surpriza e partnerit.
“Gjininë e kemi pasur në analizë që 11 javëshe, por unë nuk kam dashur ta di, derisa ma bëri surprizë Turjani për ditëlindje. Të ishte për mua do e lija ta zbuloja në lindje”, ka treguar Orinda.