Ditën e nesërme në disa zona të Tiranës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, për shkak të rikonstruksionit të kabinave.

Me një njoftim për mediat, OSHEE bën me dije do kryhen punime në kabinën “Prokuroria”/ Fid L8/Nst Qendër, ku për pasojë do të shkëputet energjia elektrike në zonë në intervalin kohor 09:00-16:00.

Pa energji do të mbeten pjesërisht Blloku i pallateve 9-katëshe pranë Prokurorisë së Përgjithshme.