Mbledhja e kryesisë së PD u shoqërua me debate, por pak para se të niste, Lulzim Basha dhe anëtarë të tjerë u shfaqën të buzëqeshur para kamerave.

Ndërsa të tjerë ruajnë seriozitetin dhe duket se janë gati për të diskutuar rreth dokumentit të hartuar nga Gazment Bardhi për analizën e humbjes së zgjedhjeve.

Mbledhja nisi në orën 18:00 në ambientet e selisë blu dhe u shoqërua me debate mes drejtuesve politikë me sekretarin e përgjithshëm Gazment Bardhi.

Sipas drejtuesve politikë, dokumenti i hartuar nga numri dy i PD nuk reflekton raportet e tyre për analizën në zgjedhje në çdo qark. Burime nga mbledhja bëjnë me dije se nënkryetarët Spaho dhe Paloka kanë deklaruar se raporti nuk është realist. Ndërsa Spaho thotë se ka arritur objektivin në qarkun e Korçës pasi ka fituar 5 mandate.

Drejtuesit politik të qarqeve kanë hedhur dyshime në mbledhje se e gjitha është bërë që disa të dalin mirë dhe disa të dalin keq nga analiza.