Papa Françesku ndodhet në gjendje të mirë fizike dhe do të qëndrojë në spital për shtatë ditë, pas një operacioni të suksesshëm prej tri orësh, deklaroi sot zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni.
“Shenjtëria e tij, papa Françesku është në gjendje të mirë, është zgjuar dhe merr frymë normalisht”, tha kreu i zyrës së shtypit të Vatikanit.
“Një qëndrim prej shtatë ditësh pritet të ndalojë ndërlikimet”, shtoi ai.
Bruni tha se operacioni i planifikuar, që kishte shkuar mirë, përfundoi rreth orës 23:00 të së premtes.
Në një deklaratë të lëshuar nga qeveria italiane, kryeministri Mario Draghi shprehu “dëshirën dhe urimin për një rimëkëmbje dhe shërim të shpejtë për Atin e Shenjtë”.