Pas 17 vitesh, spektakli i talenteve të reja “X Factor” do të ndërpresë transmetimin. Sipas mediave të huaja, Simon Cowell ka ndërprerë shfaqjen e talenteve, e cila nisi në vitin 2004 dhe u transmetua për herë të fundit në 2018-ën.
Ndërsa në të gjithë botën formati është ende shumë i suksesshëm, manjati i muzikës e ka pranuar se në Mbretërinë e Bashkuar është bërë pak bajat dhe thuhet se ka vendosur ta ndërpresë atë për pesë vjet, por burimet pohojnë se tani është ‘e pamundur’ të kthehet ndonjëherë ky format.
“Globalisht, është ende një fenomen dhe rritet në miliona çdo vit. Por në Mbretërinë e Bashkuar, nuk ka dyshim se është bërë pak bajat. Simon mbetet në krye të lojës së tij dhe di të bëjë spektakël. Ai zotëron të drejtat për shfaqjen dhe jo e kanali ITV . Është e qartë se gjëja e fundit që ai dëshiron është që ‘X Factor’ të kthehet në një shaka – veçanërisht në kontrast me shfaqjen dhe shkëlqimin e saj”, tha një burim i brendshëm i shfaqjes për “The Sun”.
I njëjti person shpjegoi se ekziston mundësia që Simon të rikthejë shfaqjen e talenteve në vitin 2023, për të cilën do të duhej të nisnin audicione që do të zhvilloheshin verën e ardhshme, megjithatë sipërmarrësi mendohet të jetë i fokusuar në shfaqjen e tij të re “Walk The Line”.
Kujtojmë se episodi i fundit tradicional i “X Factor” u transmetua në vitin 2018, me anëtarët e jurisë Simon, Louis Tomlinson, Robbie Williams dhe bashkëshorten e tij, Ayda Field në panelin e gjykimit.