Report Tv ka zbardhur dosjen e plotë të hetimeve që çuan në pranga kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe dhe Flamur Peqini, Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë. Në dokument faktohet bashkëpunimi i Tushes dhe Peqinit në tenderin korruptiv për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatin Bishtheëm dhe Bitaj. Fatos Tushe është kapur duke shpërdoruar detyrën në disa drejtime. Nga përgjimet ka rezultuar se ai ka lejuar persona të tjerë që të furnizojnë makinën me karburantin e shtetit, Në një nga bisedat e përgjuara, dëgjohet teksa një person që do ikte me pushime dhe merr Fatos Tushen që të furnizojnë makinën.

Biseda:

Personi: Përshëndetje, si jeni, si keni qenë mirë? Fatos Tushe: Përshëndetje miku im, faleminderit mirë Personi: Ju pengoj, jeni me pushime besoj Fatos Tushe: Jo, jo Personi: Unë nesër do iki me pushime… Fatos Tushe: Është ok, po nesër në mëngjes ku do kalosh ti Personi: Epo nesër në mëngjes aty do të kaloj unë, do futem në Lushnje, aty nga ora 7:30 besoj Fatos Tushe: Epo mirë, të nxjerr këtë drejtorin e burimeve njerëzore unë, Turi. se unë do jem te karburanti

Të njëjtën gjë bënte dhe drejtori i Ndërmarrjes së pasurive publike, Flamur Peqini. Ky i fundit, i kërkon që të mbush makinën me karburant, të djalit të Fatos Tushes. Menaxher i karburantit: Urdhëro Flamur Flamur Peqini: Hidhi asaj me 3 teta o burr i dheut Menaxher i karburantit: Ok ja tani në sekonda Flamur Peqini: Shpejt o tani, ajo me re teta e ke parasysh, është çuni i shefit ooo shpejt Menaxher i karburantit: Po,po hajt hajt

Biseda vijon… Flamur Peqini: Hë Danjel Menaxher i karburantit: O vlla kam këtë çunin e shefit këtu o Flamur Peqini: Çunin e shefit, ok mbushe dhe më ço mua mesazh sa litra i hodhe Flamur Peqini: Mirë të keqen Në dosjen e siguruar nga Report Tv, Fatos Tushe del në përgjime me një biznesmen të quajtur Ismail Blliku, i cili kishte ndërtuar pa leje, por nuk ishte raportuar si i tillë, pasi kishte ndërhyrë kryebashkiaku i Lushnjes. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Biseda: Tushe në telefon Bllikut: Mirë, mirë, i thuaj që kam folur me telefon me kryetari, dhe telefoni…të thashë unë më duket….ky telefon nuk është për këto lloj bisedash, merre rrugën, ja ku është Shegasi dhe hajde më thuaj mua këtu, telefoni nuk është për këto lloj biseda…hajd Blliku: Dakord, dakord Fatos Tushe: Hajt