Herë pas here të gjithë mund të jemi nga pak dramatikë, por vetëm disa prej nesh mbajnë kurorën e drama “queen-it”. Nëse keni në mendje emrat, kujtojini shenjën e horoskopit.

1.Binjakët-Nëse e gjen veten në mesin e një spektakli skandaloz, është sepse t’i aksidentalisht e ke lënë veten të të shpëtojë diçka, ose thjesht sepse ti je shkaktari për dramën e radhës! Planeti juaj, Mërkuri që është gjithashtu përgjegjës për komunikimin, bën që ndonjëherë ju të flisni shumë shpejt dhe gjëra që duhet t’i kishit shmangur.

2. Luani-Sigurisht që kjo nuk ju shokon aspak! Jeni qendra e vëmendjes kështu që përgjithësisht dramat ju ndjekin. Sidoqoftë, kush mund t’ju fajësojë? Ju vjen natyrshëm të përformoni dhe vdisni për pak dramë në gjithë energjinë që i përçoni të tjerëve.

3. Peshorja-Dashuria juaj për luks dhe kënaqësi ju bën një nga shenjat më dramatike të zodiakut dhe s’ndiheni fare në siklet për këtë. Ti e përqafon plotësisht dëshirën për të qenë gjithnjë ekstra, prandaj sjellja juaj nuk kalon pa rënë në sy. O i doni të gjithë, o asgjë dhe mes kësaj ka shumë drama brenda.

4. Shigjetari-Shigjetari zakonisht është i pari që merr vesh thashethemin e fundit! Natyra e tij aventuriere dhe dëshira për të marrë pjesë kudo i bën të përfshihen jo në pak situata dramatike. E gjejnë veten shpesh (pa arsye) në punët e të tjerëve!

5. Peshqit-Romantikët e përjetshëm, duke qenë se duan të jetojnë në fantazinë e tyre, kur përballen me realitetin e kanë të pamundur të mos përfshihen në situata dramatike herë pas here.