Mauricio Pochettino, trajneri i PSG, ka dhënë një intervistë interesante për kanalet zyrtare të klubit francez. Argjentinasi ka bërë një bilanc të parë mbi fillimin e sezonit me grumbullimin, miqësoret e para dhe, natyrisht, goditjet e mëdha të bëra në merkato me marrjen e Hakimi, Ëijnaldum, Sergio Ramos dhe Donnarumma.
Skuadra – “Një klub si Paris Saint-Germain meriton lojtarët më të mirë. Dhe kur flasim për persona si Ëijnaldum, Ramos, Hakimi ose Donnarumma, këta janë të gjithë lojtarë që kanë treguar nivelin e tyre në skuadra të tjerë. Janë lojtarë për PSG-në”, ka thënë Pochettino.
“Ajo që kërkojmë në të gjithë lojtarët që duam të veshin fanellën e PSG-së është personalitet, shpirt fitues dhe ata e kanë”. Në lidhje me objektivat e sezonit, Pochettino ka qenë i qartë mbi atë që duhet bërë: “Duhet të kemi të njëjtën uri në çdo ndeshje. Të luajmë si të ishte e fundit çdoherë. Vetëm kështu do të mund të fitojmë dhe të bëjmë mirë gjatë gjithë sezonit”.