Prej kohësh, Nora Istrefi dhe Robert Berisha s’janë më bashkë, por janë ndër të pakëtat çifte të ndara në paqe dhe marrëdhënia e tyre është për t’u pasur zili! Ata takohen shpesh bashkë për shkak të vajzës, Renee, shkojnë me udhëtime bashkë, hanë dreka e darka e janë shokët më të mirë të njëri-tjetrit.
Madje, ata janë mbështetja më e madhe e njëri-tjetrit dhe këtë e dëshmojnë herë pas here. Roberti është i pari që publikon projektet e reja të Norës, duke i dhënë asaj mbështetjen e tij maksimale, siç ka bërë së fundmi.
Së fundmi ka qenë Roberti që ka surprizuar ndjekësit duke treguar përkrahjen e tij për ish-bashkëshorten. Ai ka publikuar një video teksa udhëton me makinë ku shihet teksa dëgjon këngën e Norës në bashkëpunim me Gjikon dhe Melindën dhe nuk ia ka kursyer një tag ish-partneres.
Kujtojmë se para pak ditësh Nora Istrefi, Melinda Ademi dhe Gjiko sollën bashkëpunimin e tyre të parë, që mban titullin “Ay Caramba”.
Kujtojmë se para pak muajsh u mësua se Nora Istrefi dhe Melinda do të vinin në një bashkëpunim me njëra-tjetrën. Edhe pse duetet mes artistëve lindin zakonisht pas miqësive, ky nuk është rasti i dy këngëtareve. Melinda dhe Nora nuk kanë pasur miqësi më herët bashkë, duke qenë se vijnë dhe nga breza të ndryshëm artistësh, por kjo nuk i ka penguar që të bashkojnë forcat për një projekt muzikor.