Megjithëse shkëmbimi Griezmann-Saúl është ftohur, është një mundësi që mbetet në tryezë, për sa kohë që asnjë nga operacionet nuk zgjidhet në mënyrë të pavarur në një drejtim tjetër. Mund të jetë një nga “telenovelat” e verës dhe pothuajse të gjitha lajmet dhe pyetjet vërtiten këtij shkëmbimi. Këtë e kupton edhe presidenti Enrique Cerezo, i cili megjithëse dëshironte të distancohej, e ka vlerësuar kthimin hipotetik të francezit.
Kur u pyet se si po shkon shkëmbimi, presidenti i Atlético Madridit u përgjigj: “Nuk e di, mendoj se nuk po flisni me personin e duhur”. Ishte më e habitshme pyetja nëse ai mendon se tifozët do ta falin Griezmann për largimin drejt katalanasve: “Unë nuk mendoj kështu”.
Një nga pengesat me të cilat përballet Atlético Madridi në këtë operacion, përtej atyre ekonomike, është refuzimi nga tifozët kuqezi për mënyrën se si francezi u largua nga klubi më 2019. Trajneri Simeone është mbështetësi i madh i kthimit të mundshëm të Griezmann, i cili gjithashtu ka miratimin e dhomës së zhveshjes së “rojiblancos”.