HBO Max po sjell një serial të animuar komik për Familjen Mbretërore Britanike.

“The Prince” përqendrohet tek jeta e anëtarëve të Pallatit Buckingham, këtë herë përmes syve të Princit George – fëmija më i madh i Princit Ëilliam dhe Kate Middleton.

Shkrimtari dhe producenti ekzekutiv Gary Janetti do të qëndrojë pas zërit të George. Anëtarët e tjerë të zërit, përfshijnë Orlando Bloom si Princ Harry, Condola Rashad si Meghan Markle, Lucy Punch si Middleton, Tom Hollander si Princi Philip dhe Charles.

I gjithë seriali i animuar vjen për publikun me 12 episode, që tashmë kanë nisur transmetimin. Seriali ishte planifikuar fillimisht të publikohej në fillim të këtij viti, por u shty për shkak të ndarjes nga jeta të Princit Philip.