Merkatoja faraonike e PSG duket se nuk dëshiron t’ia dijë për krizën financiare. Ëndrra e fundit mbetet ajo e Paul Pogba. Klubi parizien synon të bëjë një goditje tjetër, për ta bërë skuadrën edhe më galaktike. Megjithatë, rruga drejt yllit francez duket më komplekse nga sa pritej.
Sipas faqes “The Athletic”, PSG do të kishte kontaktuar me rrethin e mesfushorit, kontrata e të cilit do të skadojë në vitin 2022 me Manchester United, për të kuptuar se cilët janë kufijtë për manovrim.
Megjithatë, pengesat në negociata nuk do të mungonin, duke filluar nga 60 milionë euro të vendosura për kartonin nga “Djajtë e Kuq”. Komisioni që Raiola do të kërkonte ishte gjithashtu i lartë, siç ishte paga e kërkuar nga lojtari, e cila do të ishte rreth 18 milionë euro në sezon.