Tra fikimi i qënieve njerëzore, i vajzave, grave dhe fëmijëve, është një turp që nuk dihet se kur dhe se si do të lahet nga faqet e shumë burrave dhe djemve shqiptarë. Por siç ka tra fikantë, ka dhe njerëz që me guxim dhe sakrifica e luftojnë atë, duke u bërë mbështetje dhe një porte e hapur për vi ktimat. Ambasada Amerikane shprehet krenare për punën e Motër Imelda Poole dhe RENATE, por 1000 herë më shumë shprehemi ne shqiptarët dhe familjet e grave të ndihmuara nga këto bamirëse fetare dhe të guximshme.

“Jemi të frymëzuar nga puna e jashtëzakonshme e tetë Heronjve të Raportit të këtij viti mbi Tra fikimin e Qënieve Njerëzore, të cilët janë përkushtuar për t’i dhënë fund këtij tra fikimi në mbarë botën, si dhe ne jemi veçanërisht krenarë që një prej tyre është nga Shqipëria. Motra Imelda Poole shërben si presidente e RENATE, një rrjet i grave udhëheqëse fetare evropiane, të cilat trajnojnë drejtuesit lokalë të bëhen avokatë për vi ktimat e tra fikimit të qënieve njerëzore. Ajo gjithashtu ndihmon në drejtimin e organizatës joqeveritare kundër tra fikimit Mary Ward Loreto në Shqipëri, ku ajo dhe stafi i saj kanë ndihmuar më shumë se 3,000 gra duke ngritur 16 biznese për t’i fuqizuar ekonomikisht dhe për të ulur rrezikun e shfrytëzimit të grave, përfshirë edhe nëpërmjet tra fikimit. Mësoni më shumë rreth të gjithë Heronjve të raportit të këtij viti duke klikuar këtu https://bit.ly/3xJMbut”, shkruan Ambasada e SHBA në facebook.