Su l muesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, mund të mos luajë futboll deri në fund të tetorit, pasi ka vendosur ta operojë krahun e lënduar. Rashford, 23 vjeç, iu nënshtrua testeve të martën pasi ishte penguar nga ky lëndim kah fundi i sezonit 2020/21.
Mjekët e tij kanë vendosur që operacioni është i nevojshëm, sepse vetëm pushimi nuk është i mjaftueshëm për ta shëruar një dëmtim kaq të rëndë. Prandaj, su lm uesi i Anglisë mund të operohet menjëherë.
Rashford pritet të mungojë 12 javë, që do të jetë një goditje e rëndë për trajnerin e Unitedit Ole Gunnar Solskjaer dhe planet e tij për fillimin e sezonit të ri. Rashfordi i shënoi 11 gola në 37 ndeshje në Premierligë sezonin e kaluar, por nuk ia doli të ketë ndikim të madh në ekipin kombëtar të Anglisë në Euro 2020. Ai luajti vetëm 84 minuta gjatë gjithë turneut dhe e humbi penalltinë vendimtare në finalen e humbur nga skuadra e Gareth Southgate kundër Italisë midis Wembley.