S u l muesi i Anglisë dhe Manchester Unitedit, Marcus Rashford, ka kërkuar falje për humbjen e penalltisë në disfatën e Anglisë kundër Italisë në finale të Euro 2020, por ka thënë se kurrë nuk do të kërkojë falje për atë se kush është, pasi ishte vi kt imë e abuz im eve r ac iste bashkë me dy shokët e skuadrës.

Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka u bombarduan me fy erje ra ciste pasi të tre i humbën penalltitë në disfatën e Anglisë 3:2 ndaj Italisë në penallti në finale të Euro 2020 të dielën.

Ata ishin cak i su lmeve raciste në rrjetet sociale. Në një reagim në rrjetet sociale, Rashford shkroi: “U ndjeva sikur i lashë të gjithë në baltë. Unë mund ta pranoj kritikën për paraqitjen time pa asnjë telashe, nuk gjuajta mirë nga penalltia, topi duhej të futej në rrjetën e portës, por unë kurrë nuk do të kërkoj falje për atë se kush jam unë dhe nga vij unë”.

“Nuk jam ndier çast më të lumtur se kur i kam veshur ata tre luanë në gjoksin tim dhe kur e kam parë familjen time duke brohoritur për mua në një turmë prej dhjetëra mijëra vetave”, shtoi ai.

Përveç abuzimeve raciste online, Rashfordit iu përdhos edhe një mural në vendlindjen e tij Withington pas humbjes së penalltisë, i cili më vonë u mbulua me mesazhe mbështetëse nga shumë njerëz.

Policia Metropolitane është duke e hetuar rastin dhe është zotuar se nuk do t’i tolerojë personat përgjegjës për fyerjet raciste ndaj tre lojtarëve të Anglisë.