Recetat e rimbursueshme vitet e fundit përveç mjekut të familjes tashmë nënshkruhen elektronikisht edhe nga farmacisti. Në këtë mënyrë kompletohet dosja elektronike shëndetësore e pacientit. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor bën të ditur se nënshkrimi elektronik aplikohet nga 1810 mjekë dhe 1080 farmacistë.
“Lehtësojmë procedurat shëndetësore nëpërmjet përdorimit të shërbimeve digjitale nga mjekët dhe farmacistët. Aplikojnë shërbimin e nënshkrimit elektronik 1810 mjekë dhe 1080 farmacistë të farmacive të rrjetit të hapur”, – tha FSDKSH.
Ky proces lehtëson procedurat dhe bën verifikimin e informacionit në kohë reale në platformën e të dhënave shëndetësore elektronike. Përfitimet e e nënshkrimit online rrisin besueshmërinë dhe transparencën për qytetarët. Gjithashtu vlefshmëria e dokumentit elektronik nga ana ligjore është e njëjtë me formën shkresore .