Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, u shpreh sot se reforma në sistemin penitenciar, e ndërmarrë në vitin 2017, preku gjithë rregullimin ligjor lidhur me sistemin penitenciar dhe ek zek utim in e vendi meve pe na le.
Gjonaj theksoi se sa i përket reformimit legjislativ, janë miratuar 4 ligje dhe 9 akte nënligjore si edhe Master Plani 2019-2023. “Janë miratuar, paketa ligjore me ligje të sistemit peni t enciar dhe ekz eku timit të vendimeve penale. Janë miratuar 9 akte nënligjore për zbatimin e reformës pe nitenciare (ndërkohë që 22 janë në proces hartimi dhe miratimi). Është miratuar Master Plani 2019-2023, i cili është hartuar në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë”, u shpreh Gjonaj.
Gjonaj nënvizoi se, reforma ka rritur cilësisht kapacitetin e burimeve njerëzore të sistemit të burgjeve duke zbatuar procedura rekrutimi rigoroze si dhe duke përmirësuar ndjeshëm trajtimin financiar të punonjësve të Policisë së B urg jeve.
Gjonaj publikoi shifrat duke theksuar se, “janë rekrutuar me konkurs 956 punonjës, rezultatet e të cilëve janë kontrolluar në skantron në Akademinë e Sigurisë. Është emëruar trupa e re drejtuese në 24 IEVP, përmes një konkursi mer itokratik dhe transparent. Është siguruar mostransferimi i punonjësve të policisë së bur g jeve mbi 45 km. U mundësua pajisja me uniformë të re të 85-90% të efektivëve të policisë së b urgje ve. U mundësua transporti i organizuar për të gjithë punonjësit që janë transferuar brenda 45 km nga vendbanimi. Është rritur stafi p olicor me 23% apo 665 punonjës më shumë që prej vitit 2014”.
Sa i përket rritjes së pagave të punonjësve të policisë së b urg jeve, Gjonaj publikoi shifrat duke theksuar se, “është rritur me 19.3% paga gjatë viteve 2013-2020. Është arritur barazia e pagave me Policinë e Shtetit. Janë njohur ligjërisht rritjet për shtesat në gradë, për vështirësi shërbimi dhe për vjetërsi. Është njohur e drejta për përfitime financiare për mbulimin e shpenzimeve.
Gjonaj gjithashtu nënvizoi se, buxheti total për sistemin penitenciar është rritur me 48% që prej vitit 2014. Sa i përket investimeve infrastrukturore në vitet 2017-2021, Gjonaj theksoi se, “është kryer rikonstruksioni i IEVP 313 (Jordan Misja) me rritje kapaciteti 160 persona, 49.9 milionë lekë. Pas 20 viteve u përfundua rehabilitimi i plotë i spitalit të b u rg jeve, 29.3 milionë lekë. Me mbështetjen financiare të partnerëve të BE u bë e mundur hapja e IEVP Shkodër, 18.37 milionë euro. Rikonstruksioni i plotë i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, duke u vendosur në funksion Qendra e Trajnimit me kapacitet 100 persona. Përfundoi faza e parë e rikonstruksionit të dy godinave për të sëmurët me mjekim të detyruar në bur g un Lezhë, 97 milionë lekë. Ka filluar investimi në godinën e vjetër të Pojskës, si institucion për të moshuarit e dënuar, 278 milionë lekë. Përmirësimi i flotës së automjeteve të reja, autob ur gje dhe autoambulanca, 28 milionë lekë”.