Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla zhvilloi sot një takim me kryetarët e Partisë Socialiste në 61 bashkitë e vendit.
Në takimin që u zhvillua në selinë e PS-së u diskutua lidhur me regjistrin digjital të Partisë Socialiste, procesin e analizës dhe zgjedhjet në nivel vendor të partisë që do të zhvillohen gjatë vjeshtës.