Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe lumenj të fryrë sot në veri dhe jug të Italisë.
Në Siçili, shërbimet e urgjencës në qytetin e Palermos dhe rajonin përreth tij njoftuan se kishin patur me qindra telefonata pas reshjeve të mëdha të shiut.
Në rajonin verior italian të Tirolit Jugor, meteorologët gjithashtu regjistruan reshje të mëdha shiu në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga zyra meteorologjike.
Pothuajse 50 litra shi për metër katror ranë midis të shtunës në mëngjes dhe të dielës në mëngjes në pjesën verilindore të provincës pranë kufirit me Austrinë.