Rikthimi i abonesë së përgjithshme u vendos pas miratimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, pas një muaji që u bënë studime me qëllim përmirësimin e kushteve dhe shërbimit për qytetarët.

Banorët e Tiranës shprehen për Klan News se rikthimi i abonesë lehtëson buxhetin e tyre, pasi mesatarisht detyrohen të përdorin 2-3 linja urbanësh për të shkuar në destinacionet përkatëse.

Për të lehtësuar më tej financat e qytetarëve dhe për të stimuluar përdorimin e transportit urban publik, disa kompani në Tiranë po ofrojnë abone të një linje me çimim 600 Lekë kundrejt 1200 Lekë që ishte më parë.

Për shkak të kërkesës së lartë të qytetarëve që duan të pajisen me abone të përgjithshme, Bashkia Tiranë ka hedhur në treg për Korrikun 48 mijë abone të tilla.