Ronaldinho i ka thënë Lionel Messit se ai duhet të qëndrojë te Barcelona. Sipas brazilianit, super ylli argjentinas është në një pozicion ku mund të sigurojë që askush nuk do ta veshë fanellën nr.10 në “Camp Nou”, përsëri.

Futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave të Barcelonës e ka mbajtur atë fanellë ikonike në Katalonjë që kur e trashëgoi atë nga ylli brazilian më 2008.Ronaldinho është i kënaqur kur sheh gjashtë herë fituesin e “Topit të Artë” me fanellën e tij të dikurshme dhe dëshiron që 34-vjeçari të qëndrojë te Blaugranat.

Legjenda e Barçës, Ronaldinho, i cili kaloi pesë vite në “Camp Nou”, në kulmin e fuqive të tij, i tha “TuttoMercatoWeb”: “Ai duhet të qëndrojë, është historia e Barçës. Kur Messi të tërhiqet nga futbolli, çka shpresoj se do të ndodhë pas një kohe të gjatë, edhe numri 10 do të dalë nga qarkullimi. Askush nuk do ta veshë atë fanellë, përsëri”.