E ardhmja e Cristiano Ronaldos mbetet ende në pikëpyetje. Mediat italiane raportojnë se portugezi do kthehet këtë fundjavë nga pushimet për të nisur përgatitjet me Juventusin për sezonin e ri. Por me një vit kontratë në dispozicion, bardhezinjtë kërkojnë të heqin dorë sa më parë nga Ronaldo dhe kjo mund të shkaktojë një efekt domino në merkaton e futbollistëve.

Largimi i tij do linte një boshllëk të madh në Torino, që duket se kanë gati zgjidhjen. Gjithçka varet nga vendimi i Kilian Mbappe. Francezi kërkohet nga Real Madrid dhe nëse operacioni realizohet, do i hapej udhë kalimit të Ronaldos në Paris.

Një skenar i menduar prej kohësh nga menaxheri i portugezit, Jorge Mendes por që mund të marrë jetë vetëm në këtë merkato Vere. Ronaldo do firmoste me gjigandët e Ligës W dhe në këmbim Juventus do të kërkonte sulmuesin e francezëve, Mauro Icardi. Argjentinasi nuk po bind kryeqytetasit dhe një shkëmbim me portugezin do ishte tepër i mirëpritur si nga ana e Paris Saint-Germain ashtu edhe nga e Juventusit.