Në sesionin e 14-të të grupit të punës të Drejtësisë të Ballkanit Perëndimor, u prezantuan arritjet e reformës në drejtësi dhe krijimi i institucioneve të reja. Në këtë sesion, Ministria e Drejtësisë nëpërmjet drejtoreshës së Kabinetit Evis Fico, paraqiti zhvillimet dhe arritjet në fushat kryesore, reformës në Drejtësi dhe antikorrupsionit.

Gjithashtu, u prezantuan arritjet e kësaj reforme dhe mbështetja për institucionet e reja të drejtësisë. Fico u ndal te përpjekjet dhe lufta kundër korrupsionit në nivel kombëtar dhe rajonal, duke theksuar miratimin e Udhërrëfyesit Rajonal në luftën e korrupsionit dhe financimit të paligjshëm të mbajtur në Ohër.

Ministria e Drejtësisë ritheksoi gatishmërinë për bashkëpunim rajonal në fushat me interes të ndërsjellë me qëllim eurointegrimin e vendeve ballkanike.