Deputeti i opozitës Besnik Troplini ka sulmuar nga Kuvendi, eurodeputetët që sipas tij mbajnë peng Shqipërinë për hapjen e negociatave. Ai shkoi deri aty sa i quajti eurodeputetët “langaraqë”. Troplini deklaroi se Shqipëria nuk vdes sepse ka Amerikën dhe Italinë.
“Dëgjuam avokaten e popullit dhe raportin e kryetarit të Kuvendit që bëri një pasqyrë të plotë të kësaj legjislature. Të gjithë shqiptarët e kishin mendjen tek takimi i Luksemburgut ku do caktohet data për takimin e parë ndërqeveritar për hapjen e negociatave. Kjo nuk ndodhi. Pse ne do i zgjidhim mosmarrëveshjet që ka Maqedonia me Bullgarinë.
Brukseli ka qeveri me dy fytyra. Nuk e njohin fare realitetin e Shqipërisë por merren me telefonata. Durimi e ka njëfarë kufiri. Mos ta marrin më Shqipërinë nëpër gojë. Me kë talleni ju më mër langaraqë. Kush keni qenë ju. Më çdo 9 maj mblidheni. Para disa vitesh ishit në mes të rrugëve pa brekë ishit.
Kur Berlusconi propozoi që për vendet post komuniste në Ballkan, duhet një plan marshall, kancelaritë mbyllën dyert. Në BE janë ca zagarë. Vetë thanë që kemi plotësuar kushtet. Nëse nuk doni ne në punën tonë ju në punën tuaj. Shqipëria nuk vdes, ka Amerikën dhe Italinë. Më vjen keq se prisnin një datë për hapjen e negociatave, por kjo nuk ndodhi”, tha ai.