Ky i fundit u pajis me pasaportë shqiptare nga Meta në shkelje flagrante të ligjeve shqiptare, në mënyrë që futbollisti të mos humbte ndeshjen e rëndësishme kundër Young Boys në Zvicër.

Shkeljet skandaloze të ligjit nga ana e Ilir Metës u denoncua nga Gazeta TemA, ku Meta edhe pse u mundua të justifikohej doli blof, pasi ndaj lojtarit nuk ishte kryer asnjë verifikim për të kaluarën e tij dhe pas rezultoi se ai ishte i dënuar në vendin tonë për falsifikim dokumentash.

Tashmë ai është shpallur në kërkim me një vendim të Gjykatës së Tiranës pasi nuk respektoi dënimin dhe është larguar jashtë vendit pa e shlyer atë.

Vendim që certifikon dhe Ilir Metën si një shkelës ligji dhe “trafikant” pasaportash.