Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka kryer sot 174 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin.

AKU njofton se, gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 47 masa me paralajmërim. Këto masa janë dhënë për mungesë rinovimi të librezës shëndetësore të personelit, për rinovim të analizës bakteriologjike të ujit, tejkalimit të afatit të planit DDD.

“Janë lënë detyra për operatorët e biznesit ushqimor për përmbushjen e detyrimeve të tyre përkundrejt bazës ligjore dhe garantimit të sigurisë ushqimore. Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 23 mostra në produkte ushqimore të natyrave të ndryshme. Gjithashtu u bllokuan 14.6 tonë produkte peshku deri në daljen e përgjigjes zyrtare të analizës së mostrës”, thuhet në njoftimin e AKU.