Zbardhet dëshmia tronditëse e një prej të mbijetuarve të aksidentit me 10 viktima në Kroaci, ku mëngjesin e sotëm u përmbys në autobus me pasagjerë nga Kosova.
Autobusi ishte me dy kate dhe me të udhëtonin 62 pasagjerë, 10 humbën jetën, 45 u plagosën, nga të cilët 15 më rëndë, raporton newsbomb.al.
Të plagosurit tashmë ndodhen të shpërndarë në disa spitale në Kroaci. Disa janë pranë familjarëve, miqve apo vullnetarëve kroatë duke rrëfyer tmerrin që përjetuan sot.
Gazeta kroate “SBplus” zbardh dëshminë e një prej pasagjerëve, Fidan Hajdari.
“Ne që ishim në pjesën e sipërme të autobusit ishim më mirë. Por ata që ishin poshtë…ishte një masakër e vërtetë. Pothuajse të gjithë pasagjerët ishin duke fjetur në autobus në gjashtë të mëngjesit. Ende nuk e kam të qartë se si ndodhi një tragjedi e përmasave të tilla. Gjëja e parë që mbaj mend pas përmbysjes kur u zgjova ishte mendimi im se sapo ishim rrotulluar dhe nuk duhet të ishte ndonjë aksident i rëndë. Në atë kohë, nuk e kisha idenë se do të ishte kaq tragjike. Por ishte.
Ne ndihmuam në nxjerrjen e trupave të pajetë. Unë arrita të kthehem te familja ime dhe ata ishin shumë të lumtur”, tha Fidan Hajdari nga Kosova, i cili punon dhe jeton në Gjermani. Ai nuk harroi të falenderonte autoritetet kroate të cilët bënë gjithçka për të ndihmuar.