Kjo do të jetë finalja e dhjetë që Italia arrin mes Europianëve (4 finale) dhe Kupës së Botës (6 finale). Vetëm Gjermania me 14 finale ka luajtur më shumë. Italia ka fituar Evropianin e vitit 1968, ndërsa ka humbur më pas finalet në vitet 2000 (kundër Francës) dhe në 2012-ën (kundër Spanjës).

– Kjo do të jetë finalja e parë për Anglinë në një Europian dhe e dyta në çdo turne ndërkombëtar, pas Botërorit të fituar në shtëpi në vitin 1966. Me 55 vite distancë nga njëra finale në tjetrën, Anglia mban rekordin më negativ, për sa u përket në tërësi kombëtareve europiane.

– Anglia është kombëtarja e 13-të që merr pjesë në një finale Europiani (duke e marrë si një përfaqësuese Çekosllovakinë dhe Çekinë). Historia thotë se vetëm 3 nga 12 kombëtaret kanë humbur finalen e tyre të parë: Jugosllavia në 1960, Belgjika në 1980 dhe Portugalia në 2004.

– Vetëm Gjermania dhe Bashkimi Sovjetik (3 herë) e kanë mbyllur më shpesh se Italia në vend të dytë një Europian (dy herë, pas Francës 2000 dhe pas Spanjës 2012).

– Pas Anglisë në “Euro 2020”, kjo është hera e 11-të që një kombëtare pjesëmarrëse luan finalen ndërkombëtare në shtëpi (Europianë/Botërorë). Anglisë i ka ndodhur që të presë edhe finalen e Botërorit 1966, kur mundte 4-2 Gjermaninë në “Ëembley”, por ndërkohë dy skuadrat e fundit që e kanë luajtur finalen në shtëpi e kanë humbur atë: Portugalia në 2004 dhe Franca në 2012. Ndërsa në tetë rastet e tjera, ajo që kishte dështuar në shtëpi ka qenë Suedia në Botërorin 1958.

– Italia nuk ka humbur kurrë kundër Anglisë në një turne ndërkombëtar (3 fitore dhe 1 barazim), konkretisht: 1-0 në “Euro 1980”, 2-1 në Botërorin “Itali 1990”, barazim 0-0 në Botërorin 2014 dhe kualifikim pas penalltive në “Euro 2012”.

– Anglia ka fituar vetëm 2 nga 14 takimet e fundit kundër Italisë, në të gjitha kompeticionet (5 barazime dhe 7 humbje), konkretisht 2-0 në qershor 1997 dhe 2-1 në gusht 2013, që të dyja miqësore. “Tre Luanët” ndërkohë kanë fituar vetëm 1 nga 8 ndeshjet zyrtare ndaj Italisë (2 barazime dhe 5 humbje): 2-0 në eliminatoret për Botërorin 1978.

– “Ëembley” do të presë finalen e tretë në histori mes Botërorëve dhe Europianëve. Që të dyja këto ndeshje kanë kërkuar kohët shtesë për të shpallur fituesin: Anglia ndaj Gjermanisë në Botërorin 1966 dhe Gjermania përballë Çekisë në “Euro 1996”.

– Italia shkon në Londër si e pamposhtur prej 33 ndeshjesh me radhë në të gjitha kompeticionet (27 fitore dhe 6 barazime), duke shënuar 86 gola në total dhe duke pësuar 10. Kjo është seria më e gjatë e pathyeshmërisë në historinë e kombëtares “axurre”.

– Anglia ka fituar 15 nga 17 ndeshjet e saj (plus 1 fitore dhe 1 barazim) të luajtura në “Ëembley”, në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 46 gola dhe duke pësuar vetëm 5.

– Anglia ka pësuar vetëm një gol në rrugën e saj drejt finales së “Euro 2020”. Dhe mes katër nga 7 skuadrat që kanë luajtur një finale Europiani me këtë golavarazh negativ, në fund janë shpallur fituese: Bashkimi Sovjetik në 1960, Italia 1968, Gjermania 1972 dhe Spanja 2012.

– Garet Sauthgejt ka fituar 8 ndeshje si trajneri i Anglisë mes Europianëve e Botërorit. Ai ka barazuar Alf Ramsejn, i fundit që i ka dhënë trofeun e parë dhe të fundit Anglisë (Botërorin 1966).

– Anglia me 2.2 dhe Italia me 2.3 kanë pësuar mesatarisht numrin më të vogël të goditjeve në portë për ndeshje në këtë “Euro 2020”.

– Herri Kejn ka marrë pjesë në 28 gola për Anglinë, në 27 prezencat e fundit (19 gola dhe 9 asiste).

– Herri Kejn, nëse shënon ndaj Italisë, do të barazonte Geri Linekerin me 10 gola të shënuar në historinë e turneve të mëdhenj (Botërorë/Europianë).

– Rahim Sterling ka tentuar 32 driblime dhe ka kompletuar 18 prej tyre në këtë “Euro 2020”, më shumë se kushdo tjetër. 7 nga 18 driblimet e kompletuara kanë ndodhur në zonën e rreptësisë kundërshtare. Rrezik!

– Roberto Mançini është trajneri i dytë në histori, i cili pasi ka fituar 1 titull kampion me një skuadër angleze (Mançester Sitin), ka luajtur më pas një finale ndërkombëtare (Botëror/Europian), pas Alf Ramsejt: titull me Ipsuiçin dhe Botërorin e 1966-ës me Anglinë.