Kanë mbetur pak kohë për finalen e Europianit 2020 midis Italisë dhe Anglisë, por në orët e fundit Gareth Southgate duket se ka ndryshuar mendim pë r formacionin që do të përdoret kundër Azzurri. Kombëtarja angleze mund të zgjedhë mbrojtjen me tre, me Trippier që nga minuta e parë në korsinë e djathtë, një zgjidhje fituese e miratuar tashmë kundër Gjermanisë.
Telegraph shkruan dhe se kjo taktike mund të përdoret sepse Anglia kërkon të ketë më shumë mesfushorë duke qenë kjo pika e forcës për Italinë e Mancinit që mbështetet te Barella, Jorginho dhe Verratti. Ndeshja e sotme është edhe një finale e parë pas 55 vitesh dhe presioni i madh shkon në anën e britanikëve.