Greqia vazhdon të mos ketë kufizime për qytetarët që udhëtojnë drejt Athinës dhe Kretës, por u kujton se duhet të plotësohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit.

Lajmi bëhet i ditur nga Tirana International Airport, e cila njofton se “në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë drejt Greqisë, aktualisht drejt Athinës dhe Kretës, ju rikujtojmë që është i detyrueshëm të plotësohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit. Në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot”.

“Ju lutem gjeni formularin në këtë link:https://en.aegeanair.com/passenger-locator-form/ Pasagjerët do të marrin një kod QR i cili do të përdoret nga Mbrojtja Civile Greke për identifikimin e testit Random COVID-19 pas mbërritjes. Familjet gjithashtu mund të pranohen me vetëm një e-mail të përbashkët konfirmimi PLF dhe gjithashtu mund të pranohen me kodin e tyre unik PFL/QR”, thuhet në njoftim.