Është me vend të thuhet se finalja e Euro 2020 konsiderohet disfatë e madhe, ndaj anglezët nuk e kanë tretur ende. Britanikët janë akoma shumë të hidhëruar nga humbja e rëndë kundër Italisë më 11 korrik, në shtëpinë e tyre, aq sa fajësojnë edhe kuzhinën italiane. Kështu, pas finales të së dielës së kaluar, rezervimet në restorantet italiane në Mbretërinë e Bashkuar ranë me 55%.
Siç raportohet nga TheFork UK, pika referuese mbi rezervimet e klientëve, restorantet angleze kanë pasur një rritje të fortë ditët e fundit, ndërsa ato italiane janë përgjysmuar. Sigurisht, do të jetë prej humbjes së finales, ose për shaka të Bonucci, që iu tha para kamerës anglezëve të hanë sa më shumë makarona, pastashuta, nëse duan t’i mundin herën tjetër.
Britanikët kanë braktisur fokaciet dhe picat për të famshmen “fish and chips”. Por ndjenja është se kuzhina italiane së shpejti do të kthehet në nivelet e saj në Angli… Le të kalojnë edhe disa ditë, sat ë tretet mirë zhgënjimi i finales së Wembley, pastaj stomaku i anglezëve do të jetë gati për kuzhinën e famshme italiane.