Kompania mëmë e TikTok, ByteDance, ka njoftuar vënien në shitje të programitt të saj të Inteligjencës Artificiale. Sipas raportimeve nga “The Financial Times”, sektori i ri i biznesit i njohur si BytePlus, ka si shërbim kryesor algoritmin që tashmë përmirëson platformën TikTok.
BytePlus debutoi në qershor në Singapor, me zyra gjithashtu në Hong Kong dhe Londër. Kompania po përpiqet të regjistrojë një markë tregtare në SHBA, megjithëse një ligj i fundit në Kinë ndalon që shërbimet dhe teknologjitë e vendit të shiten jashtë shtetit pa licencë.
Ndër teknologjitë në shitje janë vizioni artificial i aplikacionit, efektet video në kohë reale, përkthimi automatik i funksioneve të tekstit dhe zërit dhe disa mjete për analizën dhe menaxhimin e të dhënave. Klientët mund t’i përshtatin këto operacione për kontekste individuale, por edhe nga operacione të tjera të kryera në aplikacion, siç është koha e kaluar në menu dhe kategori të caktuara.