Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 19°C në 31°C, në zonat e ulëta nga 26ºC në 39°C dhe në zonat bregdetare nga 28°C në 40°C.
Era do të fryjë në drejtim Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 2-3 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm, por nuk përjashtohen edhe mundësia për rebeshe shiu. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 19°C në 33°C dhe në zonat e ulëta nga 21°C në 35°C.