Konfirmohen zërat mediatikë të dy javëve të fundit. Torino, përmes një shënimi zyrtar, njoftoi blerjen e portierit shqiptar, Etrit Berisha, nga Spal. Ish-portieri i Lazio ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me “granatat”, me mundësi rinovimi edhe për një sezon të tretë. Kujtojmë se te Torino, “gardiani” ynë kuqezi do të gjejë edhe tre shqiptarë të tjerë: Samir Ujkanin dhe Mërgim Vojvoda, pjesë e kombëtares Dardane, si dhe 19-vjeçarin Altin Kryeziu.