Pas mbarimit të mandatit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në shtator 2022, emrat e tri grave nga Evropa Lindore janë lakuar si pretendente për këtë post.
Duke pasur parasysh konfrontimin e vazhdueshëm me Rusinë, emrat e tri grave nga Lindja janë zgjedhur veçanërisht për t’i dërguar një sinjal të rëndësishëm Moskës.
Emrat e lakuar janë ish-presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila ka punuar si asistente në NATO, ish-presidentja lituan, Dalia Grybauskaite dhe presidentja aktuale estoneze, Kersti Kaljulaid.
Nëse hedhim sytë në Perëndim, emrat janë ish-kryeministrja britanike, Theresa May dhe ish-shefja e Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini.
Duke dashur të zgjerojmë parashikimin edhe në mundësinë e një kandidimi mashkullor, ish-kryeministri italian Enrico Letta është propozuar përsëri, ndërkohë që përmenden edhe kryeministri holandez, Mark Rutte dhe presidenti rumun, Klaus Johannis.