UNFPA Albania fushatë fotografike për ndërgjegjësimin e të rinjve për autonominë fizike : Raporti i UNFPA-së se vetëm 55% e grave në të gjithë botën njohin autonominë fizike e janë të lira të vendosin për trupin e tyre kundrejt 45% e tyre që nuk e gëzojnë këtë autonomi, solli në vëmendje nevojën emergjente të nxitjes së edukimit e trajnimit kryesisht tek të rinjtë. Për ketë arsye, bashkë më partnerët, UNFPA Albania nisi një fushatë fotografie me moton “Trupi im, e drejta ime” ku të rinjtë fotografë përmes imazheve përcollën mesazhe sensibilizuese të fenomeneve sociale ku gratë kanë humbur integritetin e tyre fizik për shkaqe të ndryshme.

Në Shqipëri kjo problematikë është e ndjeshme pasi të dhënat tregojnë se edhe në nisje të kësaj dekade të re, gratë ende nuk kanë të drejtë të vendosin kohën kur do të bëhen nëna, të zgjedhin partnerin e tyre dhe të përdorin metoda kontraceptive. Por ky nuk është një problem thjesht dhe vetëm shqiptar pasi panorama është thuajse e njëjtë në të gjithë vendet e botës, më e ndjeshme në vendet në zhvillim.
Sipas UNFPA Albania, motivues dhe impresionues ka qenë interesimi i lartë i të rinjve për të qënë pjesë e fushatës fotografike “Trupi im e drejta ime”, ku është punuar me intensitet për ditë me rradhë për të arritur në momentin final ku u përzgjodhën 10 artistë me gjetjet më të mira fotografike. Të rinjtë janë udhëhequr në këtë fushatë nga tri mentorë me një eskperiencë të gjatë në fushën e fotografisë dhe punimet e tyre do të jenë pjesë e një ekspozite me mesazhe të rëndësishme për rolin e grave dhe vajzave në shoqërinë tonë.

Mentorimi i të rinjve është bërë nga fotografë si Anna Ehrenstein dhe pedagogë e artistë të shquar të artit, Ardian Isufi dhe Harri Aleksi. Fushatës janë bashkuar dhe psikologët dhe punonjësit socialë Izela Tahsini dhe Anila Sulstarova. Psikologë dhe sociologë e kanë parë këtë fushatë edhe në një perspektivë sociale dhe psikologjike, për t’i bërë të rinjtë të ndalen më shumë në shkaqet dhe mënyrën se si t’i trajtojnë më së miri tema të tilla të ndjeshme pa asnjë paragjykim, duke i parë nga një perspektivë pozitive e orientuar drejt zgjidhjes.

Të rinjtë së bashku me mentorët po vazhdojnë punën për të përgatitur punimet e tyre fotografike për të shkuar deri në fund jo vetëm të perfeksionimit të fotografisë por edhe për të finalizuar një nismë të rëndësishme arti me ndjeshmëri sociale.
Veprat e artit do të shfaqen në tre ekspozita në të gjithë Shqipërinë gjatë fushatës “16 Ditë Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, që do të zgjasë nga 25 Nëntori deri në 10 Dhjetor. Për fotografitë më të mira që do të zgjidhen nga një juri profesioniste do të ketë dhe cmime inkuajuese. UNFPA dhe UN Women nisën fushatën “Trupi im, e drejta ime” që synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi autonominë e trupit, barazinë gjinore, dhunën me bazë gjinore dhe antidiskriminimin.