Çifti shumë i dashur për publikun, Turi dhe Orinda u bënë prindër për herë të parë me datë 15 Korrik. Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Atara, që do të thotë kurorë dhe e bekuar.
Që nga ajo ditë, si Turi ashtu dhe Orinda kanë publikuar vazhdimisht foto të vogëlushes në rrjete sociale. Së fundmi, producenti ka zbuluar dhe dhomën e saj.
Ai ka publikuar një foto familjare, ku ai dhe Orinda shihen me të voglën në krahë në dhomën e gjumit. Dhoma është e mbushur me tullumbace dhe lule për princeshën e vogël. “Dhoma më e bukur në botë”, ka shkruar Turi krahas fotos.