Kreu i CDU Armin Laschet u kap duke qeshur nga kamerat, ndërsa presidenti i Gjermanisë po fliste për zonat e goditura nga përmbytjet shkatërruese që po përjeton vendi.

Pas kritikave nga qytetarët, Laschet kërkoi falje përmes një postimi në Twitter, ku shprehet se ndihet i penduar për momentin e pavend, duke e cilësuar si “të papërshtatshme” sjelljen e tij.

Armin Laschet është kandidati kryesor aktual për kancelar në zgjedhjet e shtatorit.

“Më vjen keq për përshtypjen e lënë. Ishte e papërshtatshme dhe më vjen keq për të. Fati i atyre që preken qëndron në zemrën tonë. Kështu që pendohem edhe më shumë për përshtypjen që lindi nga një situatë bisede”, shkruajti Laschet në rrjetet sociale.